Ish-i i Rina Balaj, Sin Boy është gjallë?

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 14:21
Ish-i i Rina Balaj, Sin Boy është gjallë?

A është ky një kurth? Teodor Agustin Gega, i njohur si Sin Boy, është një reper, këngëtar dhe kantautor në Greqi me origjinë shqiptare për të cilin disa dita më parë u tha se ka ndërruar jetë.

Gjithçka nisi me një foto që qarkulloi në rrjetet sociale, ku Sin Boy shihet i shtrirë.

Media helene Prothema.gr shkruan se disa përdorues shkruajtën se ky imazh ishte dëshmi se Sin Boy vdiq nga mbi doza.

Mirëpo fansat e tij vunë re se ambulancat në Kosovë janë bardhë e kuq dhe fotografia është nga Greqia dhe me siguri është marrë nga xhirimet e një kënge të re.

Pak më shumë se 24 orë më vonë, në profilin e Sin Boy-t u postua një foto ku shkruante mesazhin e mëposhtëm: “Për fat të keq thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë”.

Fotoja e profilit motrës dhe nënës së tij ka ndryshuar në sfond të zi, por askush nga të afërmit nuk e ka konfirmuar se Sin Boy nuk jeton më.

Por një TikToker e ka pikasur të gjallë dhe në Paris.

Në videon e ngarkuar në TikTok, përdoruesi i aplikacionit pretendon se njeriu i parë në një vend të njohur në Paris me xhaketën jeshile dhe syzet e zeza është Sin Boy. 

Në fakt, kur fansat e reperit e pyetën se nga ishte, TikToker u përgjigj se videoja është realizuar një ditë pasi lajmi për vdekjen e tij u botua në profilin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që vdekja e Sin Boy-t “inskenohet”, pasi një thashethem i ngjashëm u qarkullua në vitin 2018.

Ata që e njohin mirë, pretendojnë se ai është gjallë dhe me shumë gjasa gjithçka që po ndodh është një marifet publicitar.

(Kosova Sot Online)