Luizi: Me Armaldon s’kemi më punë bashkë, as brenda e as jashtë

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 17:00
Luizi: Me Armaldon s’kemi më punë bashkë, as brenda e as jashtë

Në shtëpinë e Big Brother Albania VIP, debatet e fundit mes Luiz Ejllit dhe Armaldo Kllogjerin duket se kanë qenë shumë serioze mes dy miqve, aq sa ata i kanë dhënë përfundimisht fund shoqërisë së tyre, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ka qenë vetë Luizi ai i cili ka deklaruar diçka të tillë.

Në një bisedë me Nitën, këngëtari u shpreh se e ka bërë gjithçka për lojë dhe nuk i ka pasur seriozisht fjalët për Armaldon, pasi e ka dashur shumë si person. Më tej, ai u betua për të atin se me tenorin nuk do të ketë më asnjëlloj marrëdhënie as brenda dhe as jashtë shtëpisë së Big Brother.

“Unë ia kam thënë gjithçka e kam për lojë, sepse atë nuk e kam parë kurrë si lojtar as si banorë por e kam parë si shok. E kam dash fort dhe i kam thënë që për shpirt të babës as këtu as jashtë ti me mua s’ke më punë.

(Kosova Sot Online)