“Të dua”, Olten e merr mallin për burrin: Mbarova për ty

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 10:59
“Të dua”, Olten e merr mallin për burrin: Mbarova për ty

Banorja e “Big Brother Vip Albania”, Olta Gixhari, është një prej banorëve më të përfolura brenda dhe jashtë shtëpisë, raporton “Kosova Sot Online”.

Në shtëpi është dëgjuar një këngë spanjolle, aktorja ka shprehur mallin për bashkëshortin dhe i ka bërë një dedikim.

“Te quiero (të dua)! Mbarova për ty, mbarova! Te quiero mucho mi amor (të dua shumë dashuria ime)! Sa më ka marrë malli për Dorin,”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)