
Lexoni edhe:
Shakira e harron Piquen, e gjen sërish dashurinë
Një nga emrat shqiptarë më të suksesshëm të muzikës në arenën ndërkombëtare është Bebe Rexha, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Shakira e harron Piquen, e gjen sërish dashurinëLexoni edhe:
Ajo ka arritur suksese të shumta falë këngëve të saj që janë shndërruar në hite botërore, gjersa është edhe fituese e disa çmimeve të rëndësishme.
Artistja shqiptare me origjinë nga Dibra e Maqedonisë është gjithashtu tri herë e nominuar për çmimin më të madh e më të lakmuar të muzikës në botë, “Grammy Awards”.
Në karrierën e saj tashmë të gjatë në muzikë, Bleta (emri i vërtetë i artistes) ka arritur që të shënojë edhe disa rekorde.
Së fundmi ajo është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.
Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” (bashkëpunim me Florida Georgina Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim em David Guettan).
E lumtur për këtë arritje në karrierën e saj, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të këtyre rekordeve.
“Uau, jam e shokuar! Artistja femër që ka qëndruar më gjatë në ‘Billboard Hot Country’ dhe ‘Billboard Dance/Electronic’ në vendin e parë”, ka shkruar e entuziazmuar Bebe Rexha.
(Kosova Sot Online)