'Arrestohet' Dea Mishel

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 16:00
'Arrestohet' Dea Mishel

Mëngjesin e sotëm, në "Big Brother Albania VIP',  Luizi, Visi dhe Qetsori kanë arrestuar Dean, e cila akuzohet për lëvizje të sendeve personale të dikujt tjetër, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Në emër të popullit je e arrestuar për dyshim të lëvizjes së sendeve personale të dikujt tjetër. Gjyqi do të mbahet pas pak, deri në atë moment ke të drejtë mos me fol, mos me thënë asgjë se do të përdoret kundër teje për fyerje të trupit gjykues dhe qeverisë. Ke të drejtë të zgjedhësh një avokat, ke dhe avokatin e Popullit dhe popullin. Po do ballafaqohesh para publikut, qeverisë. Pas 5 minutash do jesh në arrest dhe direkt në gjyq. Nëse shpallesh fajtore, direkt në burg”.

E gjitha nisi pasi Efi nuk gjeti sendet e saj personale aty ku i lë gjithmonë dhe me ndihmën e të tjerëve i gjeti diku tjetër. Mesa duket e dyshuara e parë është Dea.

(Kosova Sot Online)