Rita Ora e ftuara speciale e natës së parë të 'Eurovision'

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 17:00
Rita Ora e ftuara speciale e natës së parë të 'Eurovision'

“Eurovision Song Contest” ka nisur përgatitjet e fundit për spektaklin e përvitshëm që dhuron emocione të veçanta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë vit, Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, me këngën “Duje”.

 

Mirëpo, një tjetër këngëtare gjithashtu shqiptare do të jetë e ftuara speciale e natës së parë. E kemi fjalën për Rita Orën.

Ajo do të këndojë disa prej këngëve të saj më 9 Maj, si dhe do të japë premierën e këngës së saj të re “Prasing You” në skenën e Eurovisionit, që këtë vit do të mbahet në Liverpool.

Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.

(Kosova Sot Online)