Rita Ora shkëlqen në 'Met Gala 2023'

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 21:00
Rita Ora shkëlqen në 'Met Gala 2023'

Derisa është shfaqur në krah të burrit të saj, regjisorit Taika Waititi në tapetin e kuq, Rita Ora ka pasur një fustan të tejdukshëm të zi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

 Ora i është bashkuar burrit të saj Taika Waititi në muzeun “Metropolitan Museum of Art” në New York, ku është mbajtur eventi i kësaj gala mbrëmje të hënën.

Këngëtarja kosovare (32) ka pasur një fustan të tejdukshëm, duke ekspozuar kështu trupin e saj seksi.

 Fustani i saj kishte disa dantella me dizajn lule dhe byrynxhyk të vendosur në mënyrë përfekte duke i dhënë stil drame dukjes së saj. 

Image

(Kosova Sot Online)