A i ftoj Beneti zgjedhjet në Shkodër prej Luizit?

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 16:11
A i ftoj Beneti zgjedhjet në Shkodër prej Luizit?

Surpriza e këtyre zgjedhjeve, padyshim s e ishte Shkodra, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pasi për herë të parë i besoi një kandidati socialist për të drejtuar bashkinë.

 

Benet Beci mori kështu një mandat 4-vjeçar, por pas rezultatit, diskutimi që lindi ishte se sa kishte ndikuar mbështetja e Luizit për këtë kandidat.

Ejlli tha se në asnjë moment nuk ka thënë se Benet Beci e fitoi Shkodrën prej tij.

Ai deklaroi se e mbështeti pasi dikur Beci e kishte ndihmuar, ndërsa zbuloi dhe një bisedë me zv.ministrin Besart Kadia për këtë temë.

“Unë nuk i kam thënë gjë që Benet Beci e fitoi Shkodrën prej meje. Zv.minsitri Besart Kadia ishte me mua tek ashensori, këtu në Top, dhe ai më tha mua që Beneti e ka fituar. Më tha ‘ Urime, ta bëjmë një foto’. I thashë mos e posto, se po e postove bëhesh ministër. Unë po ta them që Beneti ka qenë ndikim i joti. Më tha diçka për PS, por unë vlerësoj njeriun. Ai burrë, është njeriu që më ka mbështetur.”- tha Luizi. 

Image

(Kosova Sot Online)