A po heq dorë përfundimisht nga aktrimi Amber?

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 13:17
A po heq dorë përfundimisht nga aktrimi Amber?

Pas gjyqit të famshëm me Johnny Depp, Amber Heard u zhvendos në Malaga, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo donte që ta largonte vajzën e saj, Oonagh, nga jeta në Hollywood, mirëpo largimi drejt Spanjës sërish bëri bujë.

 

Amber ndërvepron me fansa, të cilët i afrohen për foto dhe autografe gjatë gjithë kohës.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar edhe një video live në Tik Tok, ku ka treguar për njerëzit se e do shumë Spanjën.

Sigurisht, nuk mund t’i shpëtonte pyetjes: “A po heq dorë nga aktrimi?”

Ajo i hodhi poshtë të gjitha thashethemet, duke treguar se po punon për projekte të reja që do të vijnë në jetë shumë shpejt.

“Sigurisht. Unë do vazhdoj, kjo është jeta!”- u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)