Bebe Rexha thyen dy rekorde në top-listat e Billboard

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 21:00
Bebe Rexha thyen dy rekorde në top-listat e Billboard

Bebe Rexha ka thyer tani më dy rekorde në zhanret dance/electronic dhe country në top-listat e Billboard, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bashkëpunimi “I’m Good (Blue)” i Bebe Rexhës me David Guettan, qëndron në krye të top-listës së këngëve më të mira dance/electronic prej 37 javësh, duke kaluar rekordin e mbajtur deri më tani nga Dua Lipa, e cila me këngën e saj “Cold Heart (PNAU Remix)” në bashkëpunim me Elton John, qëndroi në vendin e parë të kësaj top-liste për plot 36 javë.

 

 

Por Bebe Rexha një sukses akoma më të madh e kishte arritur edhe në top-listën e këngëve më të mira të Billboard në zhanrin country në vitin 2019, me këngën “Meant To Be” (bashkëpunim me Florida Georgia Line), ku kishte qëndruar plot 50 javë në vendin e parë në këtë top-listë.

 “Të kompozuarit e këngëve është pasioni im, pavarësisht stilit të muzikës”, thotë Rexha për Billboard.

 “Unë kam qenë e bekuar që kam këngë hit në zhanre të ndryshme gjatë karrierës sime. Gjetja e këtij lloji suksesi si në top-listat e dance/electronic ashtu edhe në atë contry është diçka për të cilën jam vërtet krenare! Të kesh muzikën time të rezonojë me kaq shumë njerëz dhe top-lista në zhanre të shumta është e mahnitshme dhe do të thotë shumë për mua, pasi nuk kam dashur kurrë të futem në një zhanër të vetëm”, tha 33 vjeçarja.

Bebe Rexha aktualisht ndodhet në turneun e saj “Best F**n Night Of My Life” në Amerikën Veriore.

Image

(Kosova Sot Online)