Rita Ora i ka dy fjalë për t'ua thënë

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 15:27
Rita Ora i ka dy fjalë për t'ua thënë

Këngëtarja shqiptare me famë globale, Rita Ora, ka pozuar së fundmi në koopertinën e revistës “Tatler”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me një fotosesion të realizuar sikur të ishte “zonja e fermës”, Ora njëherësh ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj, dhe në veçanti albumin e saj të tretë, “You & I”.

 

“Trajektorja e karrierës së Orës ka qenë elektrizuese. Muzika e saj ka grumbulluar më shumë se 10 miliardë transmetime që kur ajo fillimisht nënshkroi kontratë me agjencinë ‘Roc Nation’ të Jay-Z në vitin 2008”, shkruan Tattler.

Image

Sigurisht, suksesi i saj ka pasur një kosto. Që kur kënga e saj e parë, “Hot Right Now”, arriti në vendin e parë në top-listën britanike në vitin 2012, Ora i është nënshtruar shtypit mediatik për çdo lëvizjeje të saj.

Nga vizita në Taj Mahal e deri te çastet e këndshme me burrin – brenda udhëtimit luksoz të Rita Orës në Indi
Lexo po ashtu
Nga vizita në Taj Mahal e deri te çastet e këndshme me burrin – brenda udhëtimit luksoz të Rita Orës në Indi
Është folur shumë për marrëdhëniet e saj romantike (Rob Kardashian, Andrew Garfield, Lewis Hamilton), grindjet e supozuara (veçanërisht me ish-in e saj Calvin Harris) dhe festën famëkeqe të ditëlindjes (thyerja e rregullave anti-COVID në nëntor 2020).

“Nëse të dashurit e mi ose ata më të afërt me mua po lexojnë diçka dhe nuk u përshtatet atyre, kjo më godet mua”, ka thënë Rita për “Tatler”.

“Por unë nuk [harxhoj kohë duke menduar] për atë që njerëzit mendojnë për mua për shkak të kësaj. Nuk mund të kontrollosh se çfarë mendojnë njerëzit për ty, sidomos kur je në sy të publikut, por unë pres që një mashkull të kritikohet për të gjitha të dashurat që ka pasur”, shtoi Rita.

Me këtë ajo la të kuptohet se shtypi dhe opinioni në rrjetet sociale diskriminojnë një femër që ka pasur shumë të dashur por jo edhe të kundërtën – një mashkull që ka pasur shumë të dashura

(Kosova Sot Online)