Rita Ora shënon një tjetër sukses

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 22:05
Rita Ora shënon një tjetër sukses

Këngëtarja Rita Ora, javë më parë publikoi albumin e tretënë karrierën e saj “You & I”, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm në top listat ndërkombëtare – e në veçanti në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi, Rita bëri të ditur për suksesin e albumit.

Ajo shkroi: “‘You & I’ është i gjashti në Mbretërinë e Bashkuar për dy javë rresht. Është një ëndërr të jesh në top dhjetëshe, kështu që faleminderit për mbështetjen tuaj të pakursyer në gjithë këto vite. Jam shumë me fat që jam kthyer në studio duke bërë më shumë muzikë. Këtu për më shumë këngë të reja,” ka shkruar Rita Ora.

Image

(Kosova Sot Online)