Kujt i thotë Rita Ora: Zemër si je?

  • A.P /
  • 16 August 2023 - 14:17
Kujt i thotë Rita Ora: Zemër si je?

Sukseset e shqiptarëve nëpër botë, po vijojnë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e ‘The Voice Australia’.

 

16-vjeçarja garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti pafund. Mirëpo, kur bëhet fjalë për jurinë, ajo që e shtypi butonin kalues ishte pikërisht këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Madje, në momentin që Rita mësohen se Sihana ishte me origjinë nga Kosova, reagon në mënyrë epike. Ajo e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke i thënë: “Zemër si je?”. Më pas u shpreh shumë e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj tashmë.

Image

(Kosova Sot Online)