Dua Lipa vjen plot stil nga Ibiza

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 19:50
Dua Lipa vjen plot stil nga Ibiza

Këngëtarja e njohur Dua Lipa, këto ditë ndodhet në Ibiza të Spanjës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo shkoi atje pas pushimeve të kaluara në Greqi dhe Shqipëri, ku qëndroi për disa ditë bashkë me familjarët dhe të dashurin e saj.

 

Dua e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Lipa publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe të reja, ku shfaqej pranë një pishine me detin e Ibizës në prapavijë.

Ajo kishte veshur një fustan të kaltër transparent mbi një palë bikini nga e njëjta ngjyrë, teksa vinte në pah linjat e tonifikuara të trupit.

Image

(Kosova Sot Online)