Pse Rexha e ka titulluar albumin me emrin 'Bebe'?

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 14:52
Pse Rexha e ka titulluar albumin me emrin 'Bebe'?

Rrallë ndodh që artistët t’u vendosin emrat e tyre albumeve muzikore, siç ka bërë Bebe Rexha me albumin e saj të tretë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shumëkush mund të jetë habitur që ylli i muzikës Pop me origjinë nga trojet shqipare e ka titulluar albumin me emrin “Bebe”, ndërsa aty nuk ka asnjë këngë me këtë titull. Habinë e ka shuar vetë 33-vjeçarja në një intervistë në shoun e Kelli Klarksonit në NBC.

 

 

“Për mua është si një rrugëtim i imi. Doja të emërtoja diçka, prej së cilës njerëzit të mësonin për mua. Është koha që njerëzit të mësojnë kush është Bebe Rexha”.

Albumin e promovoi edhe në një tur në Amerikën e Veriut, ku në Nju Jork i ndodhi incidenti ku një fans e goditi me celular, teksa ajo performonte në skenë.

Përveçse tregon rrugëtimin e saj në jetë, Bebe Rexha thotë se në albumin e saj të tretë ka gjetur frymëzimin për të vazhduar më tej këtë rrugëtim.

Image

(Kosova Sot Online)