Ja kënd do ta zëvendësojë Rita Ora

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 15:49
Ja kënd do ta zëvendësojë Rita Ora

Ylli botëror i muzikës, Rita Ora, ka bërë të ditur se do të shërbejë si anëtare e jurisë në shoun e ardhshëm “The Masked Singer” në Amerikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo e zëvendëson këngëtaren Nicole Scherzinger në edicionin e 11-të të emisionit shumë të pëlqyer televiziv.

 

“Jemi mirënjohës që do ta kemi Rita Orën pjesë të panelit të jurisë së shout ‘The Masked Singer’, për sezonin e 11-të!”, thuhej në njoftimin e publikuar në Instagram.

32-vjeçarja me prejardhje kosovare po ashtu e ndau lajmin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, me ç’rast u shpreh jashtëzakonisht e entuziazmuar.

“Shumë e lumtur që sekreti më në fund doli në shesh. Po i bashkohem ekipit të ‘The Masked Singer’ në Amerikë. Mezi prej të provoj ta gjej se kush fshihet prapa maskës, së bashku me anëtarët e tjerë të jurisë”, shkroi Ora.

Image

(Kosova Sot Online)