Vjen 'goditja' e papritur për Dafina Zeqirin

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 19:50
Vjen 'goditja' e papritur për Dafina Zeqirin

Për Sara Hoxhën, javët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta, mes përplasjes së zhurmshme me Dafina Zeqirin, premierës së “Në kuadër të dashurisë” dhe së fundmi zërave të vazhdueshme për krizë/ndarje me Ledrin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tani ajo duket se ka dashur të dërgojë një mesazh në mediat sociale dhe këtë e ka bërë përmes një postimi të Drake.

Reperi kanadez ka ndarë disa foto në Instagram ku shkruan: “Duke më bërë bllok pasi më bëre diçka të keqe, në të vërtetë nuk po më bllokon mua, por po bllokon veten… në fakt është gjëja më e mirë që të kam parë të bësh.”

Krahas kësaj Sara ka shtuar vetëm: Ah Drake.

Image

 

(Kosova Sot Online)