Kjo ishte paraqitja e Duas në 'Golden Globes'

  • A.P /
  • 08 January 2024 - 21:40
Kjo ishte paraqitja e Duas në 'Golden Globes'

Dua Lipa, e nominuar për “Këngën më të mirë origjinale” (“Dance the night”, “Barbie”), u shfaq në tapetin e kuq të Golden Globes 2024 me një pamje të pabesueshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Dua zgjodhi një fustan bust Schiaparelli nga dizajneri Daniel Roseberry. Fustani ka një copë kadife të zezë dhe është i stolisur me kocka të prarara të qëndisura me diamant dhe ar.

Këngëtarja e kombinoi fustanin me këpucë Jimmy Choo dhe një varëse me gur topaz Tiffany & Co., e cila daton në vitin 1962.

Dua ishte padyshim e emocionuar për nominimin dhe në një deklaratë të mëparshme është shprehur: "U zgjova këtë mëngjes me nominimin tim të parë në Golden Globe dhe nuk mund të isha më mirënjohëse!"

“Të kisha mundësinë të shkruaja një këngë për një film ishte kaq e veçantë. E gjithë eksperienca ishte krejtësisht ndryshe nga shkrimi i këngëve të mia dhe është një që nuk do ta harroj kurrë.”

Çmimi “Kënga më e mirë origjinale” në Golden Globes 2024 shkoi për “What Was I Made For? - Billie Eilish, Finneas (Barbie)”.

Image

(Kosova Sot Online)