'Big Brother VIP 3' gati për t'i hapur dyert

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 17:29
'Big Brother VIP 3' gati për t'i hapur dyert

Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që më 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Kurioziteti i publikut për konkurentët, moderatorin apo opinionistët është i madh. Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço. Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kollkukët e opinionistëve?

Për të tretin vit radhazi, ky pozicion i rëndësishëm i besohet Arbër Hajdarit. Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Oriela Nebiaj.

Ajo që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”, që si gjithnjë, premton të mbajë mbërthyer para ekranit publikun mbarëshqiptar. 

(Kosova Sot Online)