Lexoni edhe:
A ishte fotografja shkak për divorcin e Princ Lekës nga Elia Zaharia?
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tash e tri edicione që është anëtare e jurisë në spektaklin e shumë shikuar britanik, “The Masked Singer”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
A ishte fotografja shkak për divorcin e Princ Lekës nga Elia Zaharia?Lexoni edhe:
Spektakli në fjalë sjell personazhe të njohur VIP të veshur me kostume të ndryshme maskuese, të cilët këndojnë nga një këngë dhe juria duhet t’ia qëllojë se kush është personi i famshëm i fshehur pas maskës.
E duket se në një prej episodeve të këtij spektaklit, Rita ka bërë një gafë të madhe – duke përmendur si person të mundshëm të fshehur pas maskës një person të vdekur.
Prezantuesi i programit Joel Dommett zbuloi se Rita Ora bëri një supozim kaq të çuditshëm në programin “The Masked Singer” saqë u desh të hiqej nga emisioni.
Ylli i muzikës pop, 33 vjeçe, pretendoi se boksieri i ndjerë Muhammad Ali, i cili ndërroi jetë në vitin 2016 si pasojë e një shoku septik pasi u shtrua në spital me një sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, ishte brenda një prej kostumeve të një prej konkurrentëve.
Joel u shpreh në një intervistë në emisionin radiofonik të Chris Moyles, duke thënë: “Kjo është klasike për Rita Orën. Mund të ketë qenë sezoni i parë, ndoshta sezoni i dytë i spektaklit. Dikush po këndonte, nuk mbaj mend se kush ishte, dhe ajo vërtet – pa asnjë shaka në prapavijë – ky ishte supozimi i saj serioz. Ajo mendoi se ishte Muhammad Ali”.
Por ky moment nuk u transmetua në televizion dhe produksioni e preu atë pjesë, për arsye se nuk ishte e përshtatshme si skenë për transmetim, shkruan The Sun.
Rita do të mungojë në javën e tretë të “The Masked Singer”, dhe ajo do të zëvendësohet në një ndryshim të rrallë të jurisë nga një yll i klasifikimeve muzikore britanike.
(Kosova Sot Online)