Rita Ora paralajmëron bashkëpunimin e saj më të ri për vitin 2024

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 08:37
Rita Ora paralajmëron bashkëpunimin e saj më të ri për vitin 2024

Këngëtarja, Rita Ora, së shpejti do të publikoj bashkëpunimin e saj më te ri, shkruan "Kosova Sot Online”.

Ky bashkëpunim do të jetë me muzikantin dhe DJ-in e njohur amerikan, Gryffin.

“Last Of Us” mban titullin kënga e tyre e re, e cila do të publikohet bashkë me 16 shkurt.

“E entuziazmuar të ndaj me ju kopertinën artistike të ‘Last Of Us’, që do të shfaqet më 16 shkurt. Ne të dy e duam atë tingull klasik të muzikës Elektro/Dance të viteve 2010 dhe donim ta rikthenim për këtë me një rrotullim të freskët. Çfarë mendoni të gjithë ju”, shkroi Rita në Instagram.

(Kosova Sot Online)