Vdes nga kanceri aktorja e famshme e telenovelave

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 17:50
Vdes nga kanceri aktorja e famshme e telenovelave

Helena Rojo imazh i pazëvëndësueshëm i serialeve dhe telenovelave meksikane, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjecare, pasi më herët ishte diagnostikuar me kancer në mëlçi, duke lënë pas hidhërim te fansat e panumërt të artit të saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Një personalitet i mirëfilltë i ekranit, filmit dhe teatrit latin, Helena i ka dhuruar spektatorit interperime të paharrueshme. “E padjallëzuara”, “Kujdes nga Engjëlli”, “Triumfi i dashurisë”, “Zemër e egër”, “Intriga” dhe së fundmi “A më mban mend” janë vetëm disa prej serialeve të saj, ku aktorja ka shpërndar talentin e saj me një gamë të mrekullueshme rolesh, që janë ngulitur thellë në kujtesën e adhuruesve të serialit latin, duke u shndërruar madje në kujtime brezash. 

Largimi i saj nga jeta lë një boshllëk të madh në radhët e artit ndërkombëtar, por kujtimin e saj do ta mbajnë të përjeshtshëm dhjetra, qindra rolet e jetëshkrimit të saj të pasur.

(Kosova Sot Online)