'Shën Valentini' i bën bashkë Romeon dhe Heidin

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 16:55
'Shën Valentini' i bën bashkë Romeon dhe Heidin

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në prime organizuan skenën teatrale, e menduar si “Romeo dhe Zhuljeta alla shqiptare”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në rolin e Romeos të Shekspirit ishte aktori Romeo Veshaj, ndërsa të Zhuljetës ishte Heidi Baci.

Të dy prej kohësh kanë shprehur pëlqimin mes njëri-tjetrit, të cilin sot e zyrtarizuan me një puthje pasionante në fund të skenës teatrale.

Image

(Kosova Sot Online)