A u ndanë Capital T dhe Adrola Dushi?

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 22:10
A u ndanë Capital T dhe Adrola Dushi?

Lidhja e shumëpërfolur e reperit Capital T dhe modeles Adrola Dushi nuk duket se ka përfunduar edhe aq mirë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Edhe pse asnjëri nuk pranoi kurrë romancën e tyre për publikun, ata shiheshin pothuajse në çdo moment bashkë, pa harruar të përmendim edhe pushimet me njëri tjetrin.

 

Së fundmi, artisti ka postuar një video ne Tik Tok me shkrimin: “Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton.”

Tanimë ndjekësit mendojnë se mes tyre mund të ketë ndonjë “krizë.”

Image

(Kosova Sot Online)