Ja kënd e akuzon Roza se konsumon lëndë narkotike

  • A.P /
  • 29 February 2024 - 14:26
Ja kënd e akuzon Roza se konsumon lëndë narkotike

Gjatë një bisede mes Bardhit, Ledjonës dhe Romeos, këngëtari shprehet mjaft i revoltuar me Rozën, pasi ajo e akuzoi se konsumon lëndë narkotike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai iu tregon banorëve se do të hakmerret ndaj saj dhe do ia bëjë të padurueshëm qëndrimin në shtëpi.

 

 

Bardhi ka dalë nga vetja, pasi Roza Lati e akuzon Sarës se është përdoruese e lëndëve narkotike. Ai shprehet se do e “nxjerrë Rozën nga vetja në mënyrën më të poshtër edhe nëse ai vetë del si njeriu më i keq në shtëpi”. Madje i kërkon banorëve të tjerë që “kur të veprojë ndaj Rozës të mos e pengojë askush sepse e di vetë se çfarë bën”.

Bardhi: Edhe nëse unë jam gabim mos më ndërprerë asnjë këtu. Kam për ta nxjerrë nga vetja. Ndoshta kam për të dalë më i keqi në këtë shtëpi, kam për ta nxjerrë nga vetja në mënyrën më të poshtër të mundshme. Kam për t’ja kthyer me të njëjtën monedhë.

Ledjona: Mos bjer kurrë në nivelin e saj.

Bardhi: Edhe më poshtë, se nivel më të keq se përdorimi i lëndëve narkotike, unë s’besoj që ka.

Ledjona: Jo ta bësh atë, mbaji qëndrim.

Bardhi: Do t’ja bëj ferr, ka për të kërkuar derën e kuqe në dhomën e rrëfimit. Po ta thotë sinqerisht një djalë që deri sot nuk ka folur keq për askënd.

Ledjona: S’ka nevojë të biesh në atë nivel.

Bardhi: Kur më akuzon kështu, duhet ta mbajë peshën e fjalëve kur e thotë. Ta shoh sa duron. Se kur i tha Meritoni a ke bërë treshe, qau në dhomën e rrëfimit.

(Kosova Sot Online)