A janë ndarë Adrola Dushi dhe Capital T?

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 14:48
A janë ndarë Adrola Dushi dhe Capital T?

Edhe pse romanca e Capital T dhe Adrola Dushit asnjëherë nuk është konfirmuar nga vet çifti, lajmet se ata janë ndarë po qarkullonin ditë më parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dyshimet se ata i kanë dhënë fund lidhjes, filluan kur këngëtari bëri një postim në rrjetin Tik Tok, ku shkruante: “Si fle unë kur e di që jam beqar dhe nuk po më tradhton askush”.

 

Capital T ka publikuar një foto teksa mban në dorë një gotë për ditëlindjen e tij ku shkruan: “Level 32 Unlocked”.

Nuk ka munguar urimi publik nga Adrola, duke shoqëruar me figurën e dy gotave për ti thënë gëzuar. Pas komentit të modeles, publiku ka hedhur poshtë faktin se ata janë ndarë.

Image

(Kosova Sot Online)