A është Luiz Ejlli ende më i kërkuari në internet?

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 16:17
A është Luiz Ejlli ende më i kërkuari në internet?

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj, ka postuar në platformën X disa statistika që hedhin dritë mbi nivelin e interesit të publikut për banorët e Big Brother Vip Albania, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë vit ka pasur vëmendje aktori dhe kënëgtari Romeo Veshaj bashkë me vëllaun e tij Donald Veshaj.

 

Por, sipas analizës së Semanajt, të bazuar në të dhënat dhe kërkimet në Google dhe Youtube, asnjëri prej vëllezërve nuk duket të kenë arritur interesin e publikut në nivelin e ish-fituesit të edicionit të kaluar Luiz Ejlli.

Këto statistika tregojnë se pavarësisht vëmendjes që mund të kenë Veshajt në shtëpinë e BBV, publiku mbetet ende i fokusuar nga performanca e Luiz Ejlli-it.

Image


(Kosova Sot Online)