
Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj festojnë 40 vjetorin e martesës: Nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, kanë festuar 40 vjetorin e martesës së tyre, shkruan “Kosova Sot Online”.
Behluli ka publikuar një fotografi me bashkëshortën e tij, teksa ata shfaqen të lumtur krahë njëri tjetrit.
Behluli ka shkruar se ata nuk dijnë të jetojnë pa njëri tjetrin, duke thënë se martesën e tyre e kanë ushqyer me dashuri.
“Sot 40 vjet martesë një jetë bashkë. Sfidë, peripeci lufte po edhe harmoni. Përkundër të gjithave martesën tonë e ushqyem me dashuri. Shkuan 40 vite shpejt. Po, vazhdojmë me këtë rrugë, pa ndryshime. Më mirë na bie sepse edhe nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin”, ka shkruar Behluli.
Përndryshe, Shkurta ka një karrierë të gjatë muzikore dhe mjaft të sukseshme.
(Kosova Sot Online)