Lexoni edhe:
Selvete Tërstena feston ditëlindjen, shkel në të 65-tën
Kate Middleton është shfaqur në publik pasi e kaloi të gjithë verën larg kamerave dhe publikut. Princesha është parë duke shkuar në kishë me Princin William dhe Princin George, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Selvete Tërstena feston ditëlindjen, shkel në të 65-tën Lexoni edhe:
Middleton doli me familjen e saj për shërbimin e së dielës në Kishën Crathie, në Aberdeenshire, Skoci, shkruan The Sun. Ajo ishte ulur në sediljen e pasagjerit, ndërsa Princi William ishte në timonin e Range Rover Defender.
Princesha Kate kishte veshur një pallto kafe të çelur të shoqëruar me një kapele me pupla, ndërsa William zgjodhi një kostum të sofistikuar marine.
Dyshja dukeshin të relaksuar dhe të buzëqeshur ndërsa në një makinë tjetër ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.
(Kosova Sot Online)