Stresi bën thirrje për protestë

  • A.P /
  • 14 January 2025 - 07:38
Stresi bën thirrje për protestë

Stresi, ka bërë një thirrje për protestë pas ngjarjeve të fundit në “Big Brother VIP” që lidhen me bullizmin ndaj Gjestit, banori më i ri dhe më i përfoluri i “BBV”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Pas publikimit të situatave ku ai u përball me presion dhe gjeste të papranueshme nga konkurrentët e tjerë, Stresi ka reaguar duke kërkuar një veprim nga publiku për të denoncuar trajtimin e padrejtë që Gjesti ka marrë.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Stresi i bëri thirrje fansave të dalin në protestë, tek “Top Channel”.Ky reagim i Stresit ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale, ku shumë persona janë solidarizuar me të dhe kërkojnë një vëmendje më të madhe për fenomenin e bullizmit, veçanërisht në programet televizive të tipit reality e ndërsa shumë të tjerë kanë dalë kundër! 

Image

(Kosova Sot Online)