Kjo është letra që Gjesti ia shkroi ish-të dashurës

  • A.P /
  • 15 February 2025 - 08:02
Kjo është letra që Gjesti ia shkroi ish-të dashurës

Letra e Gjestit e cila ishte një dedikim për ish-të dashurën, Diellzën, me rastin e Shën Valentinit, është bërë publike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vargje të mbushura me mall dhe nostalgji, Gjesti shpreh mungesën dhe dhimbjen pas ndarjes.

Por ndërkohë që ai vuante për dashurinë e humbur, Egli shkruante një letër plot dashuri… për të! Disa aluduan se ky mund të ketë qenë edhe shkaku që Gjesti nuk e lexoi dot – si t’ia lexosh një letër ish-it, kur tjetra sapo të ka bërë një dedikim romantik? Një situatë që vetëm “Big Brother” mund ta krijojë!

Letra e Gjestit:


“E dashur ishe D.
Oj drita jem, kallxom natën ku po flen
O bebi jem, kallxom n’cilin krah po flen
O drita jem, Shën Valentini pa ty po m’xën
O bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?

Ti s’mundesh me kon e tjetër kujt, ti je e jemja
Ti je my bebim, je my shpirt, je my zemër
Prej meje mund të ikë trupi, e jo nuk të ik menja
Ti s’mund me m’harru kurrë, hala për mu t’rreh zemra.

A m’ke harru be?
A m’ke harru bre?
Sa herë flej e çohna, nuk po mund pa t’kujtu bre.
Veç ty jom ka t’du,
Veç ty jom ka t’du bre
Sa herë flej e qohna nuk po mujna pa tkujtu bre
Ah, ata lot e tu…
Ah, lot e tu bre…
Shumë t’kan piku gjatë kohës kur s’je kon me mu.”

Image

(Kosova Sot Online)