A do ta ndryshojë vendimi i Gjestit garën në Big Brother Albania Vip?

  • A.P /
  • 25 February 2025 - 15:52
A do ta ndryshojë vendimi i Gjestit garën në Big Brother Albania Vip?

Nga “valixhja e tundimeve”, si lider i javës Gjesti kishte ndër të tjera edhe dy zgjedhje për të bërë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E para ishte për të vendosur dy banorë të shtëpisë si një lojtar i vetëm deri në një moment të pacaktuar.

Valbona dhe Laerti ishin zgjedhja e Gjestit, teksa të dy banorët do të jenë një lojtar i vetëm nga ky moment.

Sa i përket vendimit të dytë, Gjesti duhet të fuste në garë 7 ish-konkurrentë, nga të cilët tre do të mund të rikthehen sërish në shtëpi me anë të një televotimi.

7 ish-banorët që Gjesti zgjodhi ishin: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani dhe Jozi.

A do ta ndryshojë vendimi i Gjestit  si protagonisti kryesor pas 65 ditësh garën në Big Brother Albania Vip?


(Kosova Sot Online)