Adelina Ismaili: Vrasjet dhe dhuna ndaj grave më shtynë të krijoj projektin 'GRUA'

  • A.P /
  • 05 August 2025 - 07:47
Adelina Ismaili: Vrasjet dhe dhuna ndaj grave më shtynë të krijoj projektin 'GRUA'

Artistja e njohur Adelina Ismaili, në një intervistë për gazetën online "Kosova Sot", ka ndarë arsyet  që e shtynë drejt realizimit të projektit të saj më të fundit artistik, të titulluar "GRUA", një projekt që përmban pesë këngë me videoklipe dhe mesazhe të fuqishme, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

E pyetur se cili ishte momenti që e shtyu të thotë “Tani është koha për një projekt të kalibrit të lartë artistik si ‘GRUA’”, Adelina u përgjigj:

"Vrasjet e grave në Kosovë. Dhuna ndaj grave, femrave në përgjithësi. Hudhja e fajit tek viktima që është një abnormalitet i shoqërisë sonë. Kur të gjitha këto bëhen bashkë, i kupton të gjitha ato gra që po braktisin burra të ligj. Dhe e hedh në këngë."

Përmes këtij projekti, Adelina Ismaili jo vetëm që rikthehet fuqishëm në skenën muzikore, por njëkohësisht vendos në qendër të vëmendjes një temë jetike për shoqërinë  fuqizimin e zërit të gruas dhe denoncimin e dhunës gjinore.

Image

(Kosova Sot Online)