
Lexoni edhe:
Gjesti del me një mesazh dashurie
Raportohet se një incident i dhunshëm ka ndodhur në një aheng familjar në restorant në fshatin Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjesti del me një mesazh dashurieLexoni edhe:
Burime të brendshme nga Policia e Kosovës konfirmojnë se viktima të këtij sulmi janë këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij.
Dyshohet se ata janë sulmuar nga disa persona, përfshirë edhe dhëndrin e dasmës ku ata ishin ftuar të këndonin.
Një nga faktorët që dyshohet të ketë çuar në këtë përplasje fizike është një "vonesë" nga ana e Shpat Kasapit për fillimin e performancës. Po ashtu, mendohet se këngëtari ishte në gjendje të dehur, gjë që mund të ketë kontribuar në shkallën e tensioneve që çuan në dhunë.
Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, një prej të cilëve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar pas procedurave të rregullta.
(Kosova Sot Online)