Pasi e rrahën Shpat Kasapin, reagon ish-gruaja e tij: Zoti është i madh

  • A.P /
  • 12 August 2025 - 07:54
Pasi e rrahën Shpat Kasapin, reagon ish-gruaja e tij: Zoti është i madh

Këngëtari Shpat Kasapi ka qenë i përfolur këto ditë, pas një incidenti që ndodhi gjatë një dasme ku ai ishte i ftuar për të performuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ai dyshohet se u rrah nga disa dasmorë në Shkabaj, pasi siç u raportua këngëtari ishte vonuar për të performuar në dasmë.

Tani, ish-gruaja e tij, Selvija ka bërë një reagim në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një InstaStory të shoqëruar me një mesazh:

“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre”.

Image

(Kosova Sot Online)