
Lexoni edhe:
Ankohet Emina: Shqiptari më ka pas thyer qafën në martesën e parë
Këngëtari i dashur për publikun, Gjesti, ka ngjallur reagime me një video të publikuar së fundmi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ironizoi skenën muzikore shqiptare për mungesë risish dhe stili të ri.
Ankohet Emina: Shqiptari më ka pas thyer qafën në martesën e parë Lexoni edhe:
“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur. Thash hajt të ndalem mos ka ndonjë stil, po ja nuk ka asgjë ndryshe. E kë duhet të thirrni për këtë punë? Mua. Po normal që mua”, shprehet Gjesti në videon në fjalë.
Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, mesazhi i drejtpërdrejtë ka lënë të kuptohet se i adresohet kolegëve të estradës.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke hapur diskutime mbi gjendjen aktuale të industrisë muzikore shqiptare.
Gjesti njihet për stilin e tij të fortë dhe komentet shpesh provokuese, duke mos hezituar të thumbojë kolegët e tij.
Me këtë deklaratë, ai e ka përforcuar edhe një herë imazhin e reperit që nuk i kursen fjalët dhe që kërkon të sjellë diçka ndryshe në tregun muzikor.
(Kosova Sot Online)