
Lexoni edhe:
E thotë edhe Dua Lipa: Se*ksi duhet të jetë argëtues
Trishtim i thellë për këngëtaren e njohur Vlora Kastrati, e cila ka ndarë me ndjekësit lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të vëllait të saj, pas një sëmundjeje të rëndë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Kastrati shprehu dhembjen për humbjen e njeriut më të dashur në jetën e saj.
E thotë edhe Dua Lipa: Se*ksi duhet të jetë argëtuesLexoni edhe:
Sot fjala më dhemb më shumë se kurrë…
Beni, vëllai im, udhëheqësi i shpirtit tim, u largua prej nesh — por jo prej meje.
Sepse nuk mund të largohet dikush që më ka rritur me dashuri, me kujdes e me shpirtin e tij.
Letër për Benin tim
Sot fjala më dhemb më shumë se kurrë…
Beni, vëllai im, udhëheqësi i shpirtit tim, u largua prej nesh — por jo prej meje.
Sepse nuk mund të largohet dikush që më ka rritur me dashuri, me kujdes e me shpirtin e tij.
Jam shumë vite më e vogël se ai, por gjithmonë e kam ndjerë si baba, mbrojtës, mik dhe këshilltar.
Sa herë hyj në oborrin e fëmijërisë sonë, edhe pemët më flasin për të.
Më kujtohet kur isha “princesha e vëllaut tim”, dhe ai më shikonte me atë buzëqeshjen e tij që vetëm dashuria e pastër e vëllait mund ta ketë.
Edhe kur u rrita, kur u martova, kur mora rrugën e jetës sime,
Beni kurrë nuk u largua nga roli i tij.
Në çdo udhëtim, në çdo rrugë, në çdo natë që isha vonë,
ishte zëri i tij që pyeste me shqetësim e dashuri:
“Ku je, a jeni mirë?”
Ai nuk më la kurrë vetëm.
Më mbrojti si fëmijë, më përkrahu si burrë, më kuptoi si shpirt binjak.
Midis nesh kishte fjalë, dhimbje dhe dashuri që askush tjetër s’do t’i kuptojë kurrë.
Sot u largove, Beni im…
por me vete more më shumë se gjysmën time.
Lashë një boshllëk që s’e mbush as koha, as fjala, as muzika ime.
Por më mbeti kujtimi yt, buzëqeshja jote, kujdesi yt që do të jetojë në çdo këngë, në çdo frymë e në çdo varg që do të këndoj.
Pusho në paqe, vëllai im, babai im shpirtëror, mbreti im i përjetshëm.
Motra jote të do dhe do të mbajë gjallë në çdo tingull të jetës sime.
(Kosova Sot Online)