Intervistë për 'Kosova Sot', me këngëtaren Albana Bilalli: 'Skena do provokim'

  • 06 prill 2019 - 19:49
Intervistë për 'Kosova Sot', me këngëtaren Albana Bilalli: 'Skena do provokim'

Muzika për mua është diçka shpirtërore

"Nuk pajtohem asnjëherë me askënd kur flet për fatin se ai/ajo ashtu kanë përfunduar për shumë arsye të ndryshme dhe nuk kanë qëllim ndryshimi, por vetëm pajtohen me teket dhe u ruhen thashethemeve. Lufto për jetën tënde, para se të pendohesh se përse ke jetuar", theksoi në intervistën për gazetën "Kosova Sot" , këngëtarja Albana Bilalli

Image

E lindur në Prishtinë, këngëtarja Albana Bilalli nga fillimi i karrierës ka bashkëpunuar me bende të ndryshme, me të cilët ka pasur rastin të përformojë brenda dhe jashtë vendit në koncerte dhe evenimente të ndryshme të organiziuara.

Dikur ishte edhe vokaliste e bandit të formuar "Offchestra".

Gjatë karrierës, ka publikuar një sërë këngësh, dhe ishte pjesmarrëse në disa festivale, ndër të cilat përmendim:

"Top Fest" 4 me këngën "Me Mungon" (2007), "Kënga Magjike"(2009) me këngën "Largohem Vetë", sërish në po të njejtin festival, me këngën "Akull" (2013), tutje në "Top Fest" 12, me këngën "Dielli Lind Perseri" (2015)

Më datë 14 Korrik 2015, Albana Bilalli publikon videoklipin "Ti Nuk Je". Muzika e këngës u punua nga vetë Albana Bilalli, teksti u shkrua nga vetë këngëtarja.

Image

Kënga e saj më e sukseshme mbetet "Merrëm", e publikuar më 2014, ku spikat interpretimi i saj.Në vitin 2017, Albana Bilalli publikon albumin "Drita Ime, Fajkoi i Vogël Dhe Valët E Shpirtit".

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot", këngëtarja Albana Bilalli shpalos shumë gjëra rreth projekteve të saja, të cilat ju ftoj t'i lexoni në vijim...

Image

“Kosova Sot”:Keni vite që jeni në skenë, megjithatë viteve të fundit po të shohim rrallë e përmallë me projekte muzikore, cila është arsyeja?

Albana Bilalli: Po, arsyeja kryesore janë së pari dy engjëjt e mijë, po prapë se prapë nuk kam munguar në realizimin e projekteve të mija, sepse kam lansuar albumin e parë dhe jam duke punuar në albumin e ardhshëm.

“Kosova Sot”:Gjatë karrierës, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Albana Bilalli: Gjithmonë kërkojë ose mundohem për diçka më shumë, por këngët janë si fëmijët që nuk mundesh të bësh dallime në atë mënyrë,megjithatë ato që i këndoj më shpesh janë: Kënga "Merëm" , "Ti nuk je", "Akull", "Dielli lind përsëri".

Image

“Kosova Sot”:Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Albana Bilalli: Vrapimi i hershëm me babin në Parkun e Gërmisë dhe patjetër ushqimi i mamit.

Image

“Kosova Sot”:A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshatur karakterit tend?

Albana Bilalli: Po muzika për mua është diçka shpirtërore dhe nëse ka diçka që s'më bën të ndihem rehat, atëherë mundohemi të gjejmë diçka më të përshtatshme por fatmirësisht shijet e asnjërit nuk janë njësoj dhe për atë arsye kërkojmë personat ose kënget që i përshtaten karakterit tim.

Image

“Kosova Sot”:Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyer sot pa provokime?

Albana Bilalli: Nuk do të thotë që provokimi duhet me qenë patjëter vizuel. Skena është show në përmasa të caktuara . Secili ka të drejtën e shfaqjes provokuese në suaza normale.

Image

“Kosova Sot”:Përveçse këngëtare ju punoni dhe profesoreshë e muzikës, si është të punosh me nxënës dhe a po mbështetën talentët nga institucionet tona?

Albana Bilalli: Është ndjenjë e mirë, por nuk e shoh si pikë synim të mbetëm si profesoreshë , sepse më shumë e dua publikun afër meje. Po sa i përket nxënsëve, kam shumë të talentuar të cilët sinqerisht meritojnë të kenë një mbështetje institucionale , sepse kushtet janë të pa pranushme, e poashtu mbështetja financiare e individuale mungon.

Image

“Kosova Sot”:Së fundmi keni përformuar edhe në Beograd, s itë priti publiku, dhe çfarë ndjenje ishte ta thyesh akullin?

Albana Bilalli: Publik i mrekullueshëm, ndjenjë shumë e mirë, kur nuk ka rëndësi nacionaliteti dhe arsyet e tjera politike.

Dhe kur t'bën të mendosh që muzika është paqe edhe nëse është momentale e njëkohësisht kur je në skenë dhe të gjithë të frymëzojnë me komplimente dhe të mirëpresin prapë , është normale që më bën të ndihem më e kompletuar.

Nëse unë jam personi që e kam thyer akullin, edhe pse nuk kam pasur qëllim politik, atëherë më vjen mirë që muzika ime po i kalon kufinjtë. Sepse me ide të ndryshme mund të kemi sukses në zhvillimin personal e shoqëror.

Image

“Kosova Sot”:A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album?

Albana Bilalli: Une vetëm kam ingjizuar katër këngë, ku do të jene pjesë e albumit i cili filloj si EP (album më i shkurtër), e që do të vazhdoj si album ma merr mendja..., këngët janë në gjuhën angleze dhe mezi pres ti përfundoj.

Image

“Kosova Sot”: Muzika sot tek shqiptarët më shumë dëgjohet, apo “shikohet”?

Albana Bilalli: I kemi të dyja ha ha ha.

“Kosova Sot”:Cila është motoja që Albanës që e përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë?


Albana Bilalli: Nuk pajtohem asnjëherë me askënd, kur flet për fatin se ai/ajo ashtu kanë përfunduar për shumë arsye të ndryshme dhe nuk kanë qëllim ndryshimi por vetem pajtohen me teket dhe i ruhen thashethemeve.

*Lufto për jetën tënde, para se të pendohesh se përse ke jetuar.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot)