Ky është deputeti që qëndron prapa filmit serb kundër shqiptarëve

  • 31 August 2020 - 11:18
Ky është deputeti që qëndron prapa filmit serb kundër shqiptarëve

Deputeti i parlamentit të Serbisë, anëtari i partisë së Vucicit SNS dhe njëkohësisht Kryetari i komisionit parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, i njohur si njëri nga propagandistët më të mëdhenj të Serbisë, qëndron prapa planifikimit të incizimit të filmit dezinformues dhe propagandues serb “ëetva”, film i cili pritet të filloj të incizohet së shpejti.

Drecun shihet në një video të vitit 2012 në kanalin Youtube, ne promovimin e romanit të Veselin Xhelletoviç “Zemra serbe e Johanit”, libër ky mbi të cilin filmi “ëetva (Korrja)” do të incizohet. Në këtë video Drecun deklaron se, bazuar në librin ku flitet për kinse trafikim organesh nga shqiptarët, shpreson se do të bëhet film me përmasa ndërkombëtare.

“Trafikimi i organeve është një proces që do të përfundojë të paktën në përcaktimin e fatit tragjik të serbëve të kidnapuar. Nuk e di a do të ketë ndjekje penale ose dënime lidhur me këtë. Romani do të bëhet një pjesë përbërëse e historisë së luftës së popullit serb për lirinë e tyre dhe veçanërisht për Kosovën. Shpresoj që romani të përdoret për realizimin e një filmi te rangut ndërkombëtar. Ne bazë të këtij romani kemi realizuar disa kontakte me njerëz nga EULEX-i të cilët po e hetojnë rastin dhe të cilët janë të gatshëm ta shtyjnë përpara dhe të iniciojnë hetim” – thotë mes tjerash Drecun në këtë video.

Për realizimin e filmit “ëetva (Korrja)” Qendra Kinematografike shtetërore serbe ka ndarë një buxhet prej 40 milion dinarësh, dhe kanë punësuar një regjisorë të dështuar amerikanë për realizimin e këtij projekti.

Rikujtojmë se ditë më parë avokati Arianit Koci, bëri thirrje publike që të hetohen pretendimet rreth këtij libri dhe se ky libër është një propagandë serbe e kulluar, me qëllim të diskreditimit dhe dëmtimit të imazhit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)