Drejtori i Ansamblit Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV- Shkodran Tolaj u prit sot nga zv.ministri Matoshi dhe sekretari shtetëror në MKRS z.Alaj

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 17:26
Drejtori i Ansamblit Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV- Shkodran Tolaj u prit sot nga zv.ministri Matoshi dhe sekretari shtetëror në MKRS z.Alaj

Sot ne zyrat e Ministrisë së Kulturës së R.Kosovës, drejtorin Shkodran e priti  zëvendësministri z.Halil Matoshi. Drejtori Tolaj pati një bisedë shumë  miqësore me zv. ministrin me të cilin folën për aktivitete kulturore në kohë të vështirë të pandemisë, përvojën e punës dhe sukseset e ansamblit gjatë muajve të vështirë dhe  praktikën e R. Maqedonisë së Veriut e cila ka filluar shpejtë kthimin në normalitet. Zëvendësministri u shpreh i gatshëm që të vizitojë së shpejti përfaqësuesit institucional të kulturës në Maqedoni dhe ansamblin tonë për të patur bashkëpunime të frytshme institucionale ndërkulturore.

Image

Drejtori Tolaj e takoi edhe sekretarin shtetëror z.Ibër Alaj i cili tashmë sapo ka pranuar këtë detyrë duke e uruar për postin e marrë dhe e inkurajoi që ansamblet, teatrot, muzetë të nisin me punë. Kosova ka funksionuar në kulturë dhe gjatë kohës së okupimit andaj sfidat e tilla do jenë të kapërcyeshme nëse ka vullnet, tha drejtori Tolaj. Sekretari Ibër Alaj u shpreh optimist se së shpejti do të rikthehet jeta kulturore në normalitet dhe bashkëpunimi me institucionet në RMV do jetë një nga prioritetet në mandatin e tij.

Image

(Kosova Sot Online)