Ansambli Nacional me suksesin e radhës: Premiera e parë dedikuar grupit 'Trio Zajazi' dhe solistit Rexhep Zajazi

  • A.P /
  • 12 tetor 2020 - 12:17
Ansambli Nacional me suksesin e radhës: Premiera e parë dedikuar grupit 'Trio Zajazi' dhe solistit Rexhep Zajazi

Në sallën e tv 21 u mbajt koncert me repertorin e kënduar nga "Trio Zajazi”.

Koncertin e hapi sekretari shtetëror në M. Kulturës ndërkaq i pranishëm ishte kryetari i komunës Çair, përfaqësues të shoqërive kulturore e artistike, personalitete nga bota akademike ndonëse me numër të kufiziar për shkak të masave anti - Covid. Spektatorët që ndoqën këtë koncert patën rastin të shijojnë një program 70 minutësh përplot emocione. Këngë më të bukura nga viti 1946 e deri më 1976 u risollën pas pesë dekadash intepretuar në formë të re nga solistët e Ansamblit të cilët sollën frymë dhe energji krejtësisht tjetër. Dora e mjeshtrit Edon Ramadani e Valton Beqiri kishte dhënë frymë shumë autoktone shqiptare në orkestracionet e bëra për këtë koncert. Dokumentari i shfaqur me të dhëna biografike vetëm sa plotësuan këtë program.

Image

Secili nga solistët me këngët “Udhës së Shollanit”, “Kur jam kanë 12 vjet”, “ Në bafçe na ka ra bryma”, “More djal i mejdanit”, “Trëndafile”, “Vajzën tuj ne nuk e dum”, “Po t’bëj rixha” sollën secili veçori duke ringjallur Rexhep Zajazin ndërkaq pika kulminante dhe emocionale ishte paraqitja e solisteve Besarta Murtezani, Era Azemi të cilat u përcollën nga mbesa e Rexhep Zajazit - Anesa në violonçelo. Së bashku sollën në një formë krejt të re “Kur jam kan 12 vjet” për herë të parë intepretuar nga zërat e femrave.


Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj ndau mirënjohje post mortum për Rexhep Zajazin duke u shpehur kështu: të dashur kolegë artistë! I nderuar sekretar Valmir Aziri! I nderuar kryetar i Çairit z. Visar Ganiu! Të nderuar përfaqësues të shoqërive kulturore e artistike! Familjarë të Rexhep Zajazit! Çdo fjalë që mund të them është e pafuqishme për të shprehur konsideratën ndaj epokës së artë të “Trio Zajazit” dhe figurës së Rexhep Zajazit që përfaqëson identitetin më origjinal të muzikës autoktone të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Rexhep Zajazi na bind se muzika është gjuha që shpalos karakterin e një njeriu dhe dramën e jetës së një kombi.” Si drejtues i Ansamblit shqiptar që nga fillimi i detyrës udhëhiqem nga një mision: institucionalizimin e personaliteteve tona që meritojnë të rikthehen, arkivohen dhe të ngriten në nivelin e merituar. Ansambli nacional ka obligim që vlerat tona ti etablojë për të jetuar për brezat e ardhshëm andaj këtë mirënjohje e dorëzoj tek mbesa duke qenë i bindur se do jetë pikë referimi në karrierën e saj artistike dhe simbolik krenarie për gjeneratat e ardhshme të familjes Zajazi”

Image


Koncerti u përmbyll me vallen “Trashëgimtarët e Uskanës” me koreografi të Artan Ibërshimit dhe muzikë të Valton Beqirit, një valle premierike që sjell veçorinë e jetës dhe riteve kërçovare. Koncerti së shpejti do të transmetohet në të gjitha rrjetet e tv 21 dhe do të kenë mundësinë ta ndjekin mijëra spektatorë. Ky koncert i 25 vjetorit të ndarjes nga jeta të Rexhep Zajazit u mundësua nga M.Kulturës së RMV-së.

(Kosova Sot Online)