Rifadije Grajçevci: Është përparsi për një artist që përveç këndimit edhe të duket bukur, por jam kundër provokimeve në skenë

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 18:15
Rifadije Grajçevci: Është përparsi për një artist që përveç këndimit edhe të duket bukur, por jam kundër provokimeve në skenë

Intervistë me këngëtaren RIFADIJE GRAJÇEVCI

Rifadije Grajçevci, është një nga këngëtaret më të njohura të estardës shqiptare, e cila në opusin e saj numëron disa hite që i kanë rezistuar kohës, përmendim këtu: "Jeta është e shkurtë", "Do të iki", "Një zemër qanë, një zemër qesh, "Hajde lujë o shpirti jem", e shumë të tjera të cilat e bëjnë atë të dashur për publikun.

Image

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", si rrallëherë Rifadija rrëfehet për shumë tema rreth jetës dhe karrierës së saj, të cilat ju ftojë t'i kuptoni në vijim.

"Kosova Sot Online”: Hitin “Jeta është e shkurtër”, pas shumë vitesh e rikthyet për publikun duke ia realizuar edhe videoklipin, sa jeni ndarë e kënaqur me projektin dhe ideja e kujt ishte që ta risjellni këngën në fjalë?

Rifadije Grajçevci: Arsyeja pse e kam risjellë këngën “Jeta është e shkurtë”, është sepse kjo këngë ka qenë shumë e dashur për adhuruesit e mi, natyrisht edhe për mua. Për relaizimin e kënges e falënderojë shumë Ermal Krasniqin që riorkestroi këngën, poashtu edhe muzicientin e madh Astrit Stafaj në Kitarë. Klipin në tërsi e ka realizuar Edi Krasniqi, dhe jam shumë e kënaqur me punën që kanë bërë.

Image

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit (COVID-19), si i kalojë këta muaj Rifadija, duke marrë për bazë se gjatë vitit 2020 mbrëmjet muzikore dhe dasmat u anuluan nga Qeveria në Kosovë?

Rifadije Grajçevci: Ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë, për mua përveç anës negative që nuk kam punuar, ka pasur edhe anën pozitive, e kam kaluar gjithë kohën me familje, diçka që më ka munguar.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Rifadije Grajçevci: Meqënse jemi në stinën e dimrit, po më kujtohet një moment i lumtur i femijërisë time. Momenti kur u zgjoja nga gjumi dhe nga dritarja shihja se çdo gjë ishte zbardhur nga dëbora.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Rifadije Grajçevci: Po, kam refuzuar këngë, i kam refuzuar nëse nuk kanë qenë të stilit apo zhanrit që kam pasur dëshirë.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Rifadije Grajçevci: Dita më e lumtur e jetës time është dita kur u bëra nënë, linda fëmijën tim të parë, Eronin.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Rifadije Grajçevci: Është perparsi e madhe për një artist që përveç këndimit edhe të duket bukur, por natyrisht se jam kundër provokimeve në skenë .

Image

“Kosova Sot Online”: Gjatë vitit 2020 u shuan fizikisht artistët që lanë gjurmë në muzikën shqipe si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja e Shahindere Bërjalolli, a është momenti i fundit që shteti t'i kushtojë vëmendje më shumë artistëve?

Rifadije Grajçevci: Është e dhimbëshme vdekja e tyre, ata kanë lënë vepra të mdha artistike që nuk do të harrohen kurrë, dhe që do ju shërbejnë brezave në vijim.

Image

“Kosova Sot Online”: Keni realizuar disa duete me Edin, por cilat mbetën më të dashurat për juve?

Rifadije Grajçevci: Të gjitha duetet i kam për zemër, por në këtë rast do t’i veçoja:

"Jo moj zemër" dhe dueti " A me falë" besoj se në një të ardhme të afërt do ti realizojmë me klipe edhe këto dy këngë.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2021 - të's?

Rifadije Grajçevci: Jemi në realizim të këngëve të reja, befasi për Vitin e Ri 2021…

Image

“Kosova Sot Online”: Cilat janë tri gjërat që ëndërron t'i ralizosh deri në fund të jetës?

Rifadije Grajçevci: Së pari të gjithë ta kemi shëndetin, pastaj tre fëmijet ta kenë fatin ashtu siç e kam unë sot me Edin, dhe e treta të ju sjellë gjithmonë këngë të bukura.

Image

“Kosova Sot Online”: Për fund, cila është motoja dhe urimi i Rifadije Grajçevcit, për Vitin e Ri 2021?

Rifadije Grajçevci: Uroj shëndet, paqë dhe dashuri për te gjithë njerëzit në botë!

Intervistoi: Armend Preteni

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)