Edi Krasniqi: Shpirti më dhemb kur duhet të refuzojë një këngë sepse me deshirë të gjitha do t'i kisha realizuar

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 17:32
Edi Krasniqi: Shpirti më dhemb kur duhet të refuzojë një këngë sepse me deshirë të gjitha do t'i kisha realizuar

Intervistë me këngëtarin EDI KRASNIQI

Ndër këngëtarët më të njohur të muzikës popullore, padyshim se është edhe Edi Krasniqi, i cili nga fillimi i karrierës e gjër më sot ka realizuar disa këngë të sukseshme, derisa ka goditur me një sërë bashkëpunimesh të suksesshme me këngëtaren Rifadije Grajçevci, njëherësh dhe bashkëshortja e tij, përmendim këtu hitet: "Falma", "Pak a shumë", "Më mungon", "E pranoj", "Bëhet mirë", e shumë të tjera, gjersa si solo artist, kënga e tij më e preferuar nga publiku mbetet "Veç me zjarr më dashuro", e cila vazhdon të dëgjohet edhe sot.

Image

Në një intervistë për "Kosova Sot Online", këngëtari shpalosë shumë të pathëna rreth jetës dhe karrierës së tij, të cilat ju ftojë t'i lexoni në vijim.

"Kosova Sot Online”: Kënga e fundit që keni publikuar titullohet “Nuk ndanë largësia”, kush janë autorët dhe sa jeni ndarë i kënaqur me këtë projekt?

Edi Krasniqi: Kënga e fundit titulluar “Nuk na ndanë largësia“, është kompozuar nga kompozitori i madh Naim Krasniqi, jam shumë mirënjohes për këngën, dhe jam tejet i kënaqur me punën që ka bërë Naimi në këtë këngë.

Image

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit (COVID-19), si i kalojë këta muaj Edi, duke marrë për bazë se gjatë vitit 2020 mbrëmjet muzikore dhe dasmat u anuluan nga Qeveria në Kosovë?

Edi Krasniqi: Përkundër vështirësive në punë, kohën e pandemisë e kam shrfrytëzuar në studio me projekte të reja, të cilat shumë shpejt do ti bëjme publike. Korona Virusi i ndalojë punën gjithë Globit, ne mbetet vetëm ti lutemi Zotit ta kemi shëndetin dhe të besojmë se sa më shpejtë të kthehemi në normalitet.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Edi Krasniqi: Hmmmm, vitet e fëmijerisë i kemi pasur shumë më aktive sesa sot që i kanë fëmijët, ka pasur momente të ëmbla mjaftueshëm..., do ta veçojë një: Jam rritur në Klinë të Dukagjinit, aty kalon lumi Drini Bardhë dhe lumi Klina, për çdo stinë të Verës, laheshim me shokë dhe bënim lojërat të ndryshme sfiduese në ujë ndër to edhe peshkim.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Edi Krasniqi: Po kam refuzuar këngë, të them të drejtën shpirti më dhemb kur duhet të refuzojë një kënge sepse me deshirë të gjitha do ti kisha realizuar, por kjo i ka arsyet e veta, mundohemi punën që e bëjmë ta realizojmë sa më mirë.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Edi Krasniqi: Dita më e lumtur e jetës time është kur jam bërë Prind.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Edi Krasniqi: Është çeshtje e shijes, secili duhet të bëje ashtu si i pëlqen!

Image

“Kosova Sot Online”: Gjatë vitit 2020 u shuan fizikisht artistët që lanë gjurmë në muzikën shqipe si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja e Shahindere Bërjalolli, a është momenti i fundit që shteti t'i kushtojë vëmendje më shumë artistëve?

Edi Krasniqi: Viti 2020, ishte vit i vështirë dhe me humbje të mëdha artistësh si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja, Shahindere Bërlajolli.

Mendoj se suksesi i nje artisti të vërtetë është që në jetë të lë gjurmë. Prandaj keta artistë nuk do te harrohen.

Sa i përket shtetit..., ta kalojmë njëherë mirë Pandeminë, e pastaj besoj se do rregullohet gjithqka për secilin.

Image

“Kosova Sot Online”: Keni realizuar disa duete me Rifadijen, por cilat mbeten më të dashurat për juve?

Edi Krasniqi: Kemi shumë këngë duet me Rifadijen si psh.“Dashni“, “Më mungon“, “Falma“ etj.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2021 - të's?

Edi Krasniqi: Jemi duke punuar këngë të reja, dhe besojë se së shpejti do të jenë gati edhe videoklipet.

Image

“Kosova Sot Online”: Cilat janë tri gjërat që ëndërron t'i ralizosh deri në fund të jetës?

Edi Krasniqi: Së pari ta kemi shëndetin dhe t‘ju sjellim këngë të bukura.

Image

“Kosova Sot Online”: Për fund, cila është motoja dhe urimi i Edi Krasniqit, për Vitin e Ri 2021?

Edi Krasniqi: Gëzuar 2021, paqe dhe shëndet për çdo familje.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)