Beteja për hitin “Akoma po të pres” mund të përfundojë në gjykatë, vëllezërit paralajmërojnë padi ndaj njëri-tjetrit

  • E.K /
  • 08 January 2021 - 09:44
Beteja për hitin “Akoma po të pres” mund të përfundojë në gjykatë, vëllezërit paralajmërojnë padi ndaj njëri-tjetrit

Kënga “Akoma po të pres” është bërë mollë sherri në mes të vëllezërve Hektor dhe Mentor Gjurgjiali.

Mentori përmes një paraqitje nga Amerika ka paralajmëruar padi për vëllain e tij pikërisht për këtë këngë.

Paralajmërim të njejtë për të ka pasur edhe Hektori Gjurgjiali, vokalist i grupit 403 që sot ka qenë i ftuar në  #gjesi.

“Me siguri ka me u paditë por nga ana ime, më duket ka ardhë momenti që me e paditë. Ka me ardhë puna me u kërku autorësia e këngës në mënyrë ligjore”, ka thënë ai.

“E fundit, e ke vëlla më e rënda ka qenë për mu me tregu që vëllai ma ka vjedhë këngën”, shtoi i njëjti.

Gjurgjiali ka folur edhe për akuzat e vëllait të tij, si dhe gjithashtu ka pasur një porosi për Naim dhe Mihrije Brahën.

Në fund, vokalisti i grupit 403 që së fundmi e ka risjellë këngën “Akoma po të pres” ka paralajmëruar edhe tri këngë të reja.

(Kosova Sot Online)