Besa Morina: Nuk ështe e nevojshme të ketë provokime në skenë, kënga duhet dëgjuar e jo të shikohet

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 13:19
Besa Morina: Nuk ështe e nevojshme të ketë provokime në skenë, kënga duhet dëgjuar e jo të shikohet

Intervistë me këngëtaren BESA MORINA

Besa Morina është këngëtare e njohur nga Prishtina, ajo ka mbrojtur temën e Masterit në Degën e muzikës në Universitetin e Prishtinës.

Ndër vite ka bashkëpunuar me disa kompozitorë e tekstshkrues të njohur, vlenë të përmendën maestrot e muzikës: Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.

Në një intervistë për "Kosova Sot Online", Besa është përgjigjur në shumë pyetje, të cilat ju ftojë t'i lexoni në vijim.

Image

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit (COVID-19), si i kalojë këta muaj Besa, duke marrë për bazë se gjatë vitit 2020 mbrëmjet muzikore dhe dasmat u anuluan nga Qeveria në Kosovë?

Besa Morina: Edhe pse u anuluan mbrëmjet dhe dasmat, unë megjithatë nuk u ndala duke kontribuar në aspektin muzikor tek brezat e rinj, ku me iniciativen e Institutit të Kosovës për Politika Zhvillimore (IKPZH), përpilova garën e këndimit online për fëmijët në nivel të shtetit të Kosovës, e cila ndihmojë shumë fëmijët për argëtim për aktivitet në kohë të mbylljes së plotë përmes karantimit që ishte mjaft depresive për fëmijet. Ky organizim ishte një ndihmesë që fëmijët të ndihen më ralaksues dhe për tu marrë me një akivitet të organizuar e të gjerë që përfshiu Kosovën. Ky aktivitet i organizuar nga IKPZH, nxiti shumë fëmijë talent të marrin pjesë në garën online në solo këndim, ku kishte shumë prindër anë e kënd Kosovës të cilët na uruan për organizimin e kësaj gare. Lavdatat ishin të shumëta, ne e bëme këtë aktivitet edhe pse nuk patëm përkrahje nga askush, pa kujdes institucional.

Ne u ndamë të lumtur, që kontribuam për fëmijet në ato rrethana të jashtzakonshme e të vështira dhe shumë sfiduese por gjetëm motivimin tonë për të ndihmuar me organizim të aktiviteteve online.

Në anën tjetër vazhdova të mbajë mësim –ligjerata online për nxënësit e shkollave "Pjeter Bogdani" dhe "Naim Frasheri", që ishte një sfidë e madhe për herë të parë që është shumë më vështirë për mbajtjen e orëve të lendës muzikore sepse kërkon angazhim edhe teorik por edhe praktik.

Image

“Kosova Sot Online”: Ky vit ishte sfidues edhe në arsim, pasi mësimi u organizua në formë virtuale, sa jeni ndarë e kënaqur ju si mësimdhënëse e muzikës me arritjet e nxënësve?

Besa Morina: Paraprakisht, falenderojë brezat e rinj apo shkollarët e rinj, që e duan muzikën dhe gjatë tërë kohës sikurse në formë virtuale dhe fizike, kanë dhënë maksimumin e tyre për mësimin në lëndën e muzikës, andaj jam jashtëzakonisht shumë e kënaqur me suksesin e treguar, kishte pyetje të shumta që nxënësit bënin, tërë kohën kam qenë në dispozicion të nxënësve, duke i udhëzuar ata, përveq mësimit virtual dhe ligjeratave, kam dhënë detyra shtesë që përmes paltformës se You Tubes, të dëgjojnë disa nga orkestrimet e bëra nga kompozitorë me renome ndërkombëtare.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Besa Morina: Lojërat e mia, të shumëta fëmijërore me gjeneratën time. E ceka këtë sepse e shikojë se tani fëmijët në përgjithësi nuk i praktikojnë asnjerën prej tyre, më tepër anojnë nga teknologjia. Ngjarja më e rëndësishme për atë që doja dhe ëndërroja ishte për të vendosur gishtat në piano, momenti i parë i kontaktit me pianon si fëmijë më ka bërë të ndihem sikur të isha yll i muzikës. Që nga fëmijëria ime, mbajë mend dy gjëra, lojërat me fëmijet e laxhes dhe kur kam vendosur për herë të parë gishterinjët në tastaturën e pianos.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Besa Morina: Po vitin e kaluar. Shija ime është specifike në përcaktimin per të kënduar një këngë të ndonjë kompozitori apo tekstin e tekstshkruesit.Për mua ka rëndësi shumë kompozimi që duhet të jetë trend ritmik dhe zhanri të jetë i pëlqyer nga publiku apo fansat e shumtë që kam. A e di si e kam një presion kur të vendosi të këndojë një këngë, se si do ta presin fansat e mijë? Ata janë mësuar të më dëgjojnë në këngë argëtuese ritmike por edhe në balada mbreslënëse për ta.Unë jam një këngetare që i adhurojë poashtu baladat e fuqishme që kanë mesazh të qartë dhe ofrojnë ndjenja nostalogjike të këndëshme për të gjithë gjeneratat.

Image

Kosova Sot Online”: Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Besa Morina: Data 22 korrik 2016, kur unë përfundova Masterin me sukses në Fakultetin e arteve në Prishtinë, gëzim sepse mendoja ti gjendem vendit tim.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Besa Morina: Nuk ështe e nevojshme të ketë provokime në këngë, andaj kënga duhet dëgjuar e jo të shikohet. Por natyrisht kënga do edhe prezantim skenik, tash varet nga regjisori i klipit apo nga video projekti që udheheqë punën e inxhizimit, unë parapëlqej dukje freskuese, pamjen e hareshme dhe dinamikën e vallaltarëve që angazhohen në klip por edhe rolet e protagonistëve që angazhohen nga shtëpia e video projeksionit që i jepë imazh dhe fuqi këngës dhe tekstit që këndohet.

Image

“Kosova Sot Online”: Gjatë vitit 2020 u shuan fizikisht artistët që lanë gjurmë në muzikën shqipe si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja e Shahindere Bërjalolli, a është momenti i fundit që shteti t'i kushtojë vëmendje më shumë artistëve?

Besa Morina: Sigurisht se po. Fatkeqësisht këngetarët e lartëpërmendur janë shuar mirëpo kujtimi për ta është i përjetshëm, ato janë yje që do të na përcjellin dhe do të shendrisin karrieren time dhe karrierat e këngëtarëve të tjerë.E mira jonë është se Kosova, po lulëzon me talentë të rinj , po kemi më shumë talentë që shpërthejnë në skenën muzikore vendore dhe ndërkombëtare, kjo na bën krenar si popull por edhe si art që ofrojmë.

Në Kosovë, kemi shumë këngëtarë të rinj, të cilët këndojnë shumë bukur dhe duhet përkrahur me qëllim që këta këngëtarë të kenë suksese të mëdha jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendit.

Image

“Kosova Sot Online”: Si ishte viti 2020 për Besen?

Besa Morina: Sfidues, mirëpo edhe i suksesshëm.Ajo që më mbajti të gjallë në këtë vit dhe aktive ishte vullneti im, angazhimi për të ardhmen time, e dija se në njërën anë u bllokua jeta, thjeshtë nuk doja ta shihja bllokadën doja ta shihja artin, doja të dëgjoja këngën, doja thjeshtë të dëgjoja tingujt e muzikës.

Doja të besoja dhe besojë në ditët më të mira dhe ato patjetër se do të vijnë edhe për mua, edhe për kolegët e mi.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2021 - të's?

Besa Morina: Dëshira ime mbetet edhe në këtë drejtim, të kisha një klip të ri për të përkujtuar ditët e vështira të jetës në izolim nga pandemia. Disa koncepte dhe plane kam bërë që mendojë të i realizojë gjatë vitit 2021 dhe normale, dua të punojë me zellë për të ofruar këngë të reja. E vërteta është se kam bëre biseda, me disa kompozitorë për disa këngë, tash të shohë se qfarë do të ketë në dispozicion apo qka do të ofrojnë ata, për mua.

Image

“Kosova Sot Online”: Cilat janë tri gjërat që ëndërron t'i ralizosh deri në fund të jetës?

Besa Morina:1.Ta kem shëndetin; 2.Të punojë dhe të ju ndihmojë brezave të rinj në aspektin muzikor; 3.Ta kem një familje të shëndoshë.

Image

“Kosova Sot Online”: Për fund, cila është motoja dhe urimi i Besa Morinen, për Vitin e Ri 2021?

Besa Morina: Urime Viti i Ri, iu dëshirojë lumturi, hare dhe gëzime në vitin 2021, si dhe shendet dhe pa Covid -19, kthim në jetën normale, paqe, relaizim të dëshirave të kahmotshme...

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)