Lora Braha: Kam nostalgji për fëmijërinë time dhe me shumë deshirë i kisha kthyer prapa ca vite

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 18:12
Lora Braha: Kam nostalgji për fëmijërinë time dhe me shumë deshirë i kisha kthyer prapa ca vite

Intervistë me këngëtaren LORA BRAHA

Edhe pse karrierën e fillojë si këngëtare, Lora Braha ka vite që i është përkushtuar profesionit të saj si ekonomiste, të cilin e ushtron në një nga Bankat e Prishtinës, derisa kohë pas kohe lanson edhe ndonjë këngë për ta përmbushur vetën në pasionin e saj.

Në një intervistë për "Kosova Sot Online", Lora përgjigjet në shumë pyetje rreth jetës e karrierës, të cilat ju ftojë t'i kuptoni në vijim.

Image

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit (COVID-19), si i kalojë këta muaj Lora, duke marrë për bazë se gjatë vitit 2020 mbrëmjet muzikore dhe dasmat u anuluan nga Qeveria në Kosovë?

Lora Braha: Po është e vërtetë se ky vit, ndryshojë shumë me vitet e tjera, dhe si rezultat i pandemisë së krijuar u anuluan te gjitha aktivitetet muzikore. Në anën tjetër, kjo situatë e re na dha mundësinë që të kishim më shumë kohë të kalonim me familjarët tanë, pasi të gjithë ishin nëpër shtëpia, dhe kjo ishte ana pozitive e saj.

Image

“Kosova Sot Online”: Keni realizuar disa duete e poturi me Mihrije Brahen, cilat i keni më për zemër?

Lora Braha: Vlenë të përmendim duetet: “Krejt le ta dijnë” , “Mashalla”, “ Na Lulijen”.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Lora Braha: Si çdo fëmijë edhe une kam nostalgji për fëmijërinë time dhe me shumë deshirë i kisha kthyer prapa ca vite/ngjarje (Qeshet).

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Lora Braha: Nuk më ka ndodhur me refuzu, por nganjëherë kërkohet me i bë disa modifikime në tekstin apo kolonat zanore të këngës.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Lora Braha: Do të veqoja, ditën e ardhjes në jetë të vajzës Elones dhe djalit Kaanit.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Lora Braha: Këngëtari/ja fillimisht, duhet të dijë të këndojë, e pastaj pjesët tjera janë paraqitje skenike.

Image

“Kosova Sot Online”: Gjatë vitit 2020 u shuan fizikisht artistët që lanë gjurmë në muzikën shqipe si: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja e Shahindere Bërjalolli, a është momenti i fundit që shteti t'i kushtojë vëmendje më shumë artistëve?

Lora Braha: Po, shteti duhet të bëjë më shumë për Komunitetin e artistëve, gjithmonë ka mundësi dhe hapësire për të bërë më shumë, sepse deri më tani asgjë s’është bërë në këtë drejtim.

Image

“Kosova Sot Online”: Si ishte viti 2020 për Loren?

Lora Braha: Besoj që për të gjithë ne, ishte një vit me shumë stres dhe mundime, pasi që shumë njerëz kanë humbur më të dashurit e tyre dhe poashtu gjendja ekonomike u rëndua shumë për qytetarët tanë.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjçë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2021 - të's?

Lora Braha: Po, kam pasur plane, që të realizoj gjatë vitit 2020, por nga situata e krijuar, na u është dashur të anulohen për momentin. Po besoj që ngadalë do t'i kthemi normalitetit dhe me siguri se do të ketë edhe këngë të reja.

Image

“Kosova Sot Online”: Cilat janë tri gjërat që ëndërron t'i ralizosh deri në fund të jetës?

Lora Braha: Falenderojë Zotin, që e kam një familje të shëndoshë dhe të lumtur, të tjerat po i’a lëmë kohës..., ndoshta e bindi vetën që të përfundojë edhe studimet post diplomike në fushën e ekonomisë.

Image

“Kosova Sot Online”: Për fund, cila është motoja dhe urimi i Lora Brahes, për Vitin e Ri 2021?

Lora Braha: Urime gjithë shqiptarëve kudo që janë, ju dhashtë Zoti shëndet, lumturi e shumë dashuri në familjet tuaja, qoftë një vit i mbarë për të gjithë ne. Gëzuar!

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)