'Minotauri' nesër premierë në Teatrin Kombëtar

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 15:15
'Minotauri' nesër premierë në Teatrin Kombëtar

Të gjithë artdashësit nesër duke filluar nga ora 19:00 në Teatrin Kombëtar, do ta kenë mundësinë ta shikojnë premierën e shfaqjes "Minotauri", me autore Vjollca Dibra, regji të Albana Krasniqit dhe dramatizim nga Ilir Muharremi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

TEMA THEMELORE: Vitet 1989 – 1990 ngjarja ndodh në Prishtinë, Kosovë.

Ngjarja ndodh në apartament në Prishtinë. Pastaj vazhdon në rrugët e Prishtinës. Një pjesë  zhvilohet në burg e prapë pastaj në apartament. Minatoret e një miniere në Kosovë, me e madhja e tillë në Evropë, nuk dolen sot nga zgafella, Minatoret e ndërresës se parë pas punës nuk dolen jashtë. U ndalen në horizonte duke refuzuar bukë e uje. Do të qëndrojnë në zgafellë derisa... shpalosen... kerkesat... Kështu nis shfaqja nga një zë në radio. Shtylla e shfaqjes është personazhi I babait I cili burgoset padrejtësisht nga forcat jugosllave. Vajza e tij e cila vazhdimisht bluan dhimbjen në vete pret dhe vetëm pret kthimin e babait. Në fund ndodh e papritura.

QËLLIMI I SHFAQJES:  Ajo që vërtitet me nënteskte është 20 shkurti I vitit 2021 me çrast është përvjetori I 32 I mbylljes së minatorëve në zgafella. Ishin rreth 1300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë, për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj pikërisht me 20 shkurt 1989.

 

KARAKTERET / PERSONAZHI

Kleopatra: Vajze rreth te 12-tave, Bardhi: Babai i Kleopatres,  Hana: Nena e Kleopatres,  Berati: Vellau i madh i Kleopatres.  Arberesha: Motra e Kleopatres, do të ilustrohen me ndihmën e materijaleve emotive po edhe me ndihmën e elementeve shoqërore-publike-profesionale dhe një komunikimi ndërnjerëzor!

(Kosova Sot Online)