Një sukses i radhës prezantimi i Ansambli Nacional dhe drejtorit Shkodran Tolaj në festivalin prestigjioz botëror “Sharjah Heritage Days- Ditët e trashëgimisë së Sharjahut”

  • A.P /
  • 22 March 2021 - 15:31
Një sukses i radhës prezantimi i Ansambli Nacional dhe drejtorit Shkodran Tolaj në festivalin prestigjioz botëror “Sharjah Heritage Days- Ditët e trashëgimisë së Sharjahut”

Këto ditë Ansambli Nacional Shqiptar nga RMV në krye me drejtorin Shkodran Tolaj po merr pjesë në festivalin prestigjioz botërir “Sharjah Heritage Days” apo “Ditët e trashëgimsë së Sharjahut” organizuar nga Qeveria e Sharjahut. Ansambli është ftuar për të përfaqësuar vlerat më të mira të traditave shqiptare të prezantuara përmes valleve andaj paraqitjet e ansamblit në skenën madhështore të festivalit mirëpriten me duartrokitje dhe ovacione duke i dhënë ritëm dhe adrenalinë spektakleve në çdo mbrëmje.

Vallet e ansamblit tonë janë të trajtuara në atë formë që nisin me një fabulë dhe kalojnë natyrshëm në traditën e valles që bartim si komb, plot ndjenja epike mbushur me elemente patriotike, trimërie, fisnikërie dhe nuanca të spikatura të burrërisë e besës shqiptare!

Artistët që performojnë në festival kanë një synim: paraqitjen sa më dinjitoze dhe përfaqësimin që meritojmë si komb duke manifestuar vlerat më të mira të folklorit që do të përçojnë tek spektatorët traditën, shpirtin dhe ndjesinë që krijon pasuria e shqiptarëve ndër shekuj.

Paraqitja e Ansamblit nacional në Emiratet e Bashkuara Arabe, pikërisht në qytetin e Sharjah në festivalin "SHARJAH HARITAGE DAYS" po krijon mundësi njohjesh e bashkëpunimesh të reja mes drejtuesit dhe sektorit ndërkombëtar të ansamblit me organizatorët e këtij festivali të cilët janë të fascionuar me përgatitjen tonë dhe njëkohësisht po mundëson njohjen e artistëve me historikun e qytetit dhe traditave të Sharjahut dhe Emirateve Arabe në përgjithësi.

Paraqitjet e ditëve në sheshet e qyteteve krijojnë komunikim më direkt të folklorit tonë me qytetarët dhe kështu artistët dhe spektatorët bëhen një. Ata kanë çfarë ti japin njëri tjetrit gjatë një jave që ka qëllim krijimin e urave lidhëse përmes trashëgimisë së kombeve. Artistët do të japin për qytetarët artin e tyre dhe kulturën e bukur shqiptare kurse qytetarët mbështetjen, dashurinë dhe dashamirsinë që është reflektuar që në natën e parë të prezantimit. Sado që mund të shkruhet nuk mund të shprehet madhështia e këtij festivali andaj vetëm ata që gjatë këtyre ditëve janë në Sharjah dhe ndjekin nga afër ditët dhe netët artistike mund të vlerësojnë dhe perceptojnë magjinë që sjellë ky festival! Sonte është paraqitja e tretë e ansamblit tonë dhe kështu do të vazhdohet deri me datë 28 mars! Për shkak të rrethanave pandemike ansamblin shqiptar nga RMV e përfaqësojnë 20 pjesëmarrës, drejtori Tolaj, përgjegjësi për marëdhënie ndërkombêtare dhe 18 artistë ( vallëtarë e instrumentistë). Festivali ka karakter revial dhe marrin pjesë ansamble nga gjithë bota. Presidenti i Këshilli Ndërkombëtar të Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve Popullore CIOFF- Philippe Beaussant ka dhënë vlerësimet maksimale për performanca të shkëlqyera të ansamblit dhe përkushtimin e madh të drejtorit Shkodran Tolaj për çfarë happen mundësi të reja për pjesëmarrje të shumta jashtë vendit në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)