Elbenita Kajtazi shkëlqen me performancën e saj në 'BBC Cardiff Singer of the World'

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 12:57
Elbenita Kajtazi shkëlqen me performancën e saj në 'BBC Cardiff Singer of the World'

Sopranoja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi, i ka mahnitur të gjithë me performancën e saj në skenën botërore të konkursit të këngës në "BBC Cardiff Singer of the World".

“Të dashur miq, uroj ta shijoni paraqitjen time në Cardiff Singers Of the World, është ëndërr e imja të këndoj rolin e Juliette, uroj që së shpejti ta kem në kalendarin tim! Nga zemra ju uroj gjitha të mirat dhe faleminderit shumë për përkrahjen. Ishte kënaqësi e papërshkrueshme ta reprezentoja Kosovën për herë të parë në Cardiff-Wales”, ka shkruar sopranoja e njohur, transmeton "Kosova Sot Online".


Për herë të parë në histori ajo ka prezantuar Kosovën në këtë garë ndërsa interpretoj një repertor të larmishëm të veprave botërore dhe shqiptare.


Në mesin e veprave ishte edhe kënga shqipe “Agimet Shqiptare” e kompozuar nga Avni Mula, e përmes së cilës duket se ajo ka shprehur mallin për atdheun.

Paraqitja në një skenë të tillë ku u shoqërua me një orkestër të tërë dëshmoi edhe një herë që sukseset e saj nuk kanë mbarim. 

 

(Kosova Sot Online)