Një mesazh urimi për bashkëpunëtorin e veçantë të ansamblit prof. Artan Ibershimi

  • A.P /
  • 25 June 2021 - 18:37
Një mesazh urimi për bashkëpunëtorin e veçantë të ansamblit prof. Artan Ibershimi

Profesori i nderuar Artan Ibershimi, është një nga emrat që ka dhënë kontribut të pakursyer në rritjen artistike dhe cilësore të Ansamblit tonë. Ai punoi pandërprerë në periudhën më të rëndë dhe pikërisht në kohën e mbylljes globale dha shembull se me dashuri e përkushtim çdo gjë është e mundur.

Profesor Tani, siq kemi dëshirë ta quajmë për ta ndjerë më të afërt, do të mbahet mend për vënien e valles së parë profesionale të zonës së Kërçovës në RMV dhe mbi të gjitha si “instalues” i shkollës së vallëzimit shqiptar të Sadik Batkut teknikat e të cilit u kanë mundësuar vallëtarëve tanë të kalojnë në një stad tjetër profesional! Sot në ditëlindjen e tij gjejmë momentin ti falemnderohemi për krejt çfarë ka bërë për Ansamblin me dëshirat që të ketë shëndet dhe energji që të na befasojë me prurjet origjinale artistike!

Në emër të trupës së Ansamblit, kam kënaqësi ti uroj ditëlindjen bashkëpunëtorit të pashoq, fjalëpak e punëshumë, të përgjegjshëm e profesional prof.Artan Ibershimit!

Të urojmë shumë vite me shëndet, të gëzuara e të suksesshme profesor i dashur!

Me nderime

Drejtori Shkodran Tolaj

(Kosova Sot Online)